MUSTAFA: ARRITËM QËLLIMIN, LUGINA E PRESHEVËS NË AGJENDËN E VASHINGTONIT

Bujanoc, 21 tetor 2022. Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se “Lugina e Preshevës tashmë është në agjendën e Uashingtonit”.

“Adresat janë Departamenti i Shtetit, Senati, Kongresi, lobi shqiptaro-amerikan. Janë ofruar zgjidhje. Përfshirja, reciprociteti dhe simetria. Jemi më të fortë dhe plot optimizëm”, thotë kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) në Serbi, Ragmi Mustafa.

Politikanët shqiptarë ndodhen në SHBA që prej të premtes së kaluar, të cilët përveç përfaqësuesve të Kongresit dhe Senatit amerikan, u pritën nga i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kjo, siç thotë Mustafa, është faza e dytë e një projekti të përbashkët lobues për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, i cili mbështetet nga qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti.

Për Mustafën takimi me Escobar ishte historik.

“Ne patëm një takim në zyrën e senatorit Robert Menendez, kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, për të siguruar mbështetjen dhe avokimin për Luginën. Ne folëm gjithashtu me Jessie Kaplan, zëvendës i kongresmenit Jim Himes, bashkëkryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin Amerikan. Z. Himes mbetet i palëkundur në mbështetjen e tij të parezervë për Luginën”, thotë Mustafa.

Delegacioni u takua gjithashtu me Zach Grossman, këshilltar për politikën e jashtme të kongresmenit Richie Torres, bashkëkryetar i Grupit të Kongresit për Çështjet Shqiptare.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *