fbpx

NXËNËS TË SHKOLLAVE TË MESME, SERB DHE SHQIPTAR NGA BUJANOCI, VIZITOJNË “LUGINËN PÇINJA”

Bujanoc, 20 tetor 2022. Java Evropiane e Demokracisë Lokale u shënua për herë të parë në Bujanoc me aktivitete të ndryshme që promovojnë dhe inkurajojnë pjesëmarrjen demokratike në nivel lokal.

Tema e festimit të Javës Evropiane të Demokracisë Lokale ishte “Mbrojtja e mjedisit: Komunitetet lokale në veprim”, e cila fokusohet në mbrojtjen e mjedisit, luftën kundër ndryshimeve klimatike, forcimin e rezistueshmërisë dhe punën për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm.

Me këtë rast, për nxënësit e klasës së dytë të ShM “Sveti Sava” u mbajt një prezantim për ndotjen e mjedisit dhe sëmundjet që shfaqen te popullata lokale si pasojë e ndotjes së mjedisit.

Është mbajtur takim edhe me kryetarët e komuniteteve lokale të Rakovcit, Llopardincës, Tërnocit të dhe Bilaçit, ku është propozuar që të organizohen takime në bashkësitë lokale lidhur me futjen e selektimit primar të mbeturinave me qëllim të parandalimit të krijimit të deponive ilegale me të cilat po rrezikohet mjedisi jetësor.

Në ditën e dytë të shënimit të shënimit të kësaj dite u organizua vizita në Zonën e Karakteristikave të Shquara (ZKSH) “Lugina e Pçinjës”, e vetmja zonë e mbrojtur në territorin e komunës së Bujanocit.

Pesëmbëdhjetë nxënës të shkollave të mesme nga komuniteti serb dhe shqiptar mësuan së bashku për mbrojtjen e natyrës përmes shembujve praktikë.

Vizita në Pçinjë u organizua nga Shoqata e Qytetarëve “Alternativa Internationale” dhe Shoqata Ekologjike “Bujanoci”.

– Kjo është vetëm një pjesë e aktiviteteve që Komuna e Bujanocit po i bën për mbrojtjen e mjedisit dhe besojmë se në të ardhmen do të rritet numri i aktiviteteve të ngjashme për të mirën e përgjithshme dhe shëndetin e popullatës lokale, si dhe përmirësimin e mjedisit si në nivel lokal ashtu edhe në atë global – thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Snezhana Millosheviq, këshilltare për ekologji dhe mbrojtje të mjedisit në Administratën komunale.

Java Evropiane e Demokracisë Lokale është një ngjarje vjetore evropiane në të cilën autoritetet lokale nga 47 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës organizojnë ngjarje publike për t’u takuar me qytetarët e tyre dhe për t’i angazhuar ata në zgjidhjen e çështjeve aktuale.




Leave a Reply

Your email address will not be published.