SANJA NGA BUJANOCI NË RREZIK, I DUHEN PARA PËR SHËRIM

Bujanoc, 24 tetor 2022. Sanja Nedeljkoviq (34), me origjinë nga Ristovci afër Bujanocit, mësuese e gjuhës ruse dhe nënë e dy djemve, po lufton për jetën kundër një sëmundjeje të rëndë dhe ka nevojë për ndihmë financiare për trajtim në Turqi.

“Kam vuajtur nga një sëmundje shumë e rrallë dhe agresive, është nekroza aseptike. Është mungesa e oksigjenit në gjakun e kockave, prandaj kockat përjetojnë një infarkt, kështu ato vdesin, kalben, zhduken. Krahas kësaj më kishin diagnostikuar sindromën e Sudekut dhe një tumor në qafë, aq i madh sa e kisha të pamundur të flisja dhe të haja normalisht”, thotë Sanja për portalin Nova.rs.

Sanja është gruaja e Ivica Nedeljkoviq Suska nga Bujanoci, ndërsa portali ynë tashmë ka shkruar për luftën jetësore të kësaj heroine.

Simptomat e para të sëmundjes së egër u shfaqën në vitin 2016 dhe trajtimi në Turqi, i filluar së fundmi, pasi familja e Sanjës ka marrë hua 13 mijë euro, tashmë është shpresa e vetme.

Sanja deri më tani ka përballuar disa operacione jashtëzakonisht të vështira dhe vazhdon të luftojë.

Le ta ndihmojmë Sanjën duke paguar në llogarinë e saj në dinarë të H.O. “Verittas” Vranje: 170-30057681000-14, me shënimin “për Sanja Nedeljkoviq” ose përmes PayPal – sgvdinj@gmail.com.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *