fbpx

VUÇIQ: SHQIPTARËT PO I REGJISTROJNË NJERËZIT QË ME VITE NUK JETOJNË NË SERBI

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 26 tetor 2022. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se pas regjistrimit, i cili është duke vazhduar, sërish nuk do të dihet më numri i saktë i shqiptarëve në Serbi, sepse shumë familje në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë regjistrojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbisë.

– Ajo që realisht është regjistruar dhe ajo që qëndron gjatë natës, nuk përkn me të njëjtin numër. I ati dhe nëna i paraqesin dy fëmijët e tyre që nuk jetojnë këtu prej 4 vitesh, por ndodhen jashtë vendit. Dëshira jonë është që të gjithë të kthehen në Serbi, të gjithë janë qytetarë të Serbisë dhe është mirë që të punojnë e jetojnë këtu sepse kontribuojnë në GDP-në e vendit tonë – tha Vuçiq të martën në Vllasotincë, në hapjen e fabrikës Gruner, transmeton Južne Vesti.

Siç është raportuar më herët në Bujanovaçke, numri i të regjistruarve në komunën e Preshevës tashmë ka kaluar 50.000, ndërsa në Bujanoc është pak më i ulët.

Liderët politikë të shqiptarëve çdo ditë vazhdojnë të bëjnë thirrje për reagim masiv, ndërsa një thirrje të tillë të hënën e ka bërë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.




Leave a Reply

Your email address will not be published.