fbpx

KURTI DHE MUSTAFA NËNSHKRUAJNË MEMORANDUMIN: PËR TË DREJTAT E SHQIPTARËVE

 

Bujanoc, 29 tetor 2022.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Ragmi Mustafa dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë nënshkruar të premten një memorandum për bashkëpunim ndërmjet KKSH-ës dhe Qeverisë së Kosovës.

“Memorandumi i bashkëpunimit synon të ofrojë mbështetje financiare për mbrojtjen dhe përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, artit, kulturës dhe identitetit shqiptar në Luginën e Preshevës”, ka thënë Mustafa.

Ai shtoi se nënshkrimi i këtij dokumenti ishte ndera më e madhe në jetën e tij.

Zgjedhjet për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve do të mbahen pas dy javësh (13 nëntor), ndërsa Mustafa është kandidat i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) për një mandat të dytë në krye të Këshillit.




Leave a Reply

Your email address will not be published.