KURTI: BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE TA MONITOROJ PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE NGA REGJISTRIMI NË BUJANOC DHE PRESHEVË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 28 tetor 2022. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të monitorojë procesin e përpunimit të të dhënave të regjistrimit të popullsisë në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, i cili përfundon sot. Kurti u shpreh sepse siç tha ai, përpunimi i të dhënave të regjistrimit është një proces shumë i rëndësishëm në të cilin shqiptarët nuk do të kenë qasje.

“Duke pasur parasysh deklaratat skandaloze të lidershipit shtetëror serb se shifrat e paraqitura, para përfundimit të procesit, janë fryrë nga shqiptarët”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas tij, deklarata të tilla dëshmojnë pse procesi i regjistrimit të popullsisë dhe pronave ka rëndësi historike dhe kombëtare për shqiptarët.

Kurti theksoi se, sipas informacioneve të marra, shqiptarët në tri komuna në jug të Serbisë janë angazhuar maksimalisht në regjistrim, përkundër pengesave që u shfaqën gjatë procesit.

“Shqiptarët kanë qenë maksimalisht aktivë prej një muaji dhe me radhë po i regjistrojnë të gjithë, përfshirë edhe ata me qëndrim të përkohshëm në Kosovë dhe diasporë”, thotë ai.

Ai falënderoi bashkëkombasit e tij që “dëshmuan me vendosmëri se ata janë në ato hapësira edhe atë shumë më tepër se sa ishte prezentuar”.

Bujanovaçke më herët sot ka njoftuar se në Bujanoc dhe Preshevë janë regjistruar 35.000 qytetarë më shumë se në regjistrimin e vitit 2002.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *