PAJAZITI: KEQËPËRDORIMI I MEMORANDUMIT, KURTI DUHET TA SHKARKOJ ARDITA SINANIN

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 31 tetor 2022. Kryetari i Këshillit lokal të Alternativës për Ndryshim në Bujanocit, Arbër Pajaziti, thotë se nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) do të keqpërdoret, sepse ka ndodhur dy javë para zgjedhjeve për anëtarë të këtij trupi. Ai ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti që të shkarkoj Ardita Sinanin.

“Memorandumi është nënshkruar 15 ditë para zgjedhjeve për këshillat nacionale të pakicave dhe për këtë arsye do të keqpërdoret nga nënshkruesit, të cilët do ta përdorin memorandumin për të fituar pikë politike”, thotë Pajaziti.

Një memorandum bashkëpunimi është nënshkruar të premten nga Kurti dhe presidenti aktual i KKSH-së, Ragmi Mustafa, kandidati i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) për një mandat të ri në krye të këshillit.

Pajaziti theksoi se memorandumi është një gjë pozitive, por theksoi se do të zbatohet nga kryetari i ardhshëm i këshillit, Levent Qazimi, kandidati i Alternativës.

Ai ka kërkuar shkarkimin e Ardita Sinanit nga posti i këshilltares politike të kryeministrit të Kosovës për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, sepse, siç thotë ai, ajo ka qëndruar në krah të partisë së saj për zgjedhjet e ardhshme.

– Ardita dhe kushdo tjetër nga qeveria e Kosovës nuk duhet të mbajë anë dhe të jetë krah i asnjë partie politike në Luginë. Kjo dëmton proceset, duke prekur kështu qytetarët. Ardita beson se KKSH është e PVD-së, duket se posti i këshilltarit politik për Luginën në Qeverinë e Kosovës gjithmonë do t’i takojë kësaj partie – thotë Pajaziti.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *