fbpx

ARIFI: REGJISTRIMI TREGOI SE KOMUNA E BUJANOCIT PO RRITET, FALEMINDERIT SHEFIT TË OSBE-së

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 1 nëntor 2022. Në komunën e Bujanocit janë regjistruar gjithsej 54.498 qytetarë, prej të cilëve 30.712 jetojnë në fshatra të banuara ekskluzivisht me shqiptarë dhe 7.632 në viset serbe. Në Bujanocin e përzier janë regjistruar 15.012 qytetarë.

Kështu, 56,4 për qind e popullsisë së komunës së Bujanocit janë në fshatrat shqiptare, 29,6 për qind në fshatrat e përziera, Bujanoc dhe fshatin Osllarë (1,142), dhe 14 për qind në zonat me shumicë serbe.

Në Tërnoc – fshati më i madh i banuar ekskluzivisht me shqiptarë, janë regjistruar 10.496 qytetarë, sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni lokal i regjistrimit.

Në listën e fshatrave Bilaçi renditet në vendin e dytë me 3153, ku jetojnë një numër i vogël i serbëve.

Fshati serb me numrin më të madh të banorëve është Rakoci, ku janë regjistruar 1070 banorë, pasuar nga Levosoje me 777 dhe Lopardinca me 715.

Numri i familjeve të regjistruara është 13,652.




Leave a Reply

Your email address will not be published.