fbpx

MUSTAFA: SHQIPTARËT SHUMICË BINDËSE NË LUGINËN E PRESHEVËS, NË SERBI JEMI 100.000 SHQIPTARË

Bujanoc, 1 nëntor 2022. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Ragmi Mustafa tha se regjistrimi i popullsisë ka treguar se në Serbi janë rreth 100 mijë shqiptarë.

“Është një përgjigje ndaj pasivizimit diskriminues të vendbanimit të shqiptarëve”, tha ai në Facebook.

Mustafa ka vlerësuar se në komunën e Preshevës, nga gjithsej 59.024 banorë të regjistruar, janë rreth 57.000 shqiptarë, në komunën e Bujanocit mbi 38.000 nga gjithsej 54.498 të regjistruar, dhe nga 8.594 të regjistruar në Medvegjë janë 14.00 shqiptarë.

“Sipas vlerësimeve, më shumë se 96 mijë shqiptarë jetojnë në Luginën e Preshevës dhe duhet të presim të dhëna nga vende të tjera në Serbi”, thotë ai.

Ai theksoi se procesi ende nuk ka përfunduar dhe se përpunimi i të dhënave të regjistrimit është sfida e radhës.




Leave a Reply

Your email address will not be published.