NGA 16 DHJETORI FILLON PAGESA E NDIHMËS SHTETËRORE PËR TË RINJTË

Bujanoc, 3 nëntor 2022. Më 16 dhjetor do të fillojë pagesa e ndihmës financiare shtetërore për të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç në shumën prej 5 mijë dinarë, njoftoi ministri i Financave Sinisha Mali.

Ministri ka sqaruar përmes Instagramit se aplikimi për mbështetje financiare do të zgjasë nga data 1 deri më 15 dhjetor përmes portalit të Administratës së Thesarit, raporton RTS.

Ai theksoi se duhet të aplikojnë të gjithë të rinjtë që dëshirojnë këtë lloj ndihme dhe i plotësojnë kushtet, pavarësisht nëse kanë aplikuar më parë, përveç përfituesve të ndihmës financiare sociale dhe personave në institucionet për ekzekutimin e sanksioneve penale.

Shtetasit e Serbisë të cilët në momentin e aplikimit janë nga mosha 16 deri në 29 vjeç, banojnë në territorin e Serbisë dhe kanë letërnjoftim të vlefshëm kanë të drejtë për ndihmë financiare.

Mund të aplikojë kushdo që ka mbushur moshën 16 vjeç në momentin e regjistrimit dhe që nuk ka mbushur moshën 30 vjeç deri në atë datë.

Procedura e aplikimit është e njëjtë si në rastin e pagesës së ndihmës shtetërore për të rinjtë në shumën 100 euro.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *