Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 3 nëntor 2022. Për Nevzad Lutfiun, këshilltar në Kuvendin e Bujanocit, kolegun e partisë së Shqiprim Musliut, në Lëvizjen për Progres Demokratik (LPD) dhe kandidatin e kësaj partie për kryetar të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), “është një fyerje e madhe” për shqiptarët që shkolla fillore në fshatin Bilaç mbanë emrin e poetes serbe Desanka Maksimoviq.
Lutfiu thotë se në ditën e parë që do të bëhet kryetar i KKSH-së do t’i kërkojë këshillit të shkollës që të iniciojë një nismën për ndryshimin e emrit të shkollës.
“Është fyerje e madhe që shkolla fillore e fshatit, i cila është i dyti në komunën tonë për nga numri i popullsisë, mban emrin e Desanka Maksimoviqit (poetes serbe). Do të përdor të gjitha fuqitë për të ndryshuar emrin. Shqiptar mbi këtë dhe”, ishte mesazhi i Lutfiut në fushatën për zgjedhjet e 13 nëntorit.
Pse Desanka Maksimoviq është fyerje për shqiptarët, Bujanovaçke ka tentuar ta kuptojë nga Lutfiu, por bashkëpunëtori i tij është përgjigjur se këshilltari ishte i zënë.
As Lutfiu nuk iu përgjigj mesazheve tona.
Bilaçi është fshat multietnik, me shumicë shqiptarësh, por edhe disa familje serbe.
Në shkollë mësimi zhvillohet në gjuhën serbe dhe shqipe.
Kreu i partisë së Lutfiut, Shqiprim Musliu, më herët kishte deklaruar se këndimi i himnit kombëtar të Serbisë në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe është fashizëm.
Musliu është nënkryetar i komunës së Bujanocit.