fbpx

SHKOLLAVE NË BUJANOC, MESAZHE KËRCËNUESE PËRMES POSTËS ELEKTRONIKE

Bujanoc, 7 nëntor 2022. Shkollat fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc dhe “Bora Stankoviq” në Klenik kanë pranuar emaile me përmbajtje kërcënuese për gjoja sekuestrimin e materialit kibernetik që përmban pornografi për fëmijë.

– Bëhet fjalë për një email qarkor që ka mbërritur në adresën e shkollës, dhe ka të bëjë me pornografinë e fëmijëve. Ne kemi raportuar në polici dhe është bërë hetimi, thotë Maja Antiq Jovanov – zëvendësdrejtoreshë e shkollës fillore të Bujanocit.

Një e-mail me përmbajtje ku kërkohen të dhëna për hetim dhe për shkak të konfiskimit të pretenduar të materialit kriminal kibernetik që përmban pornografi për fëmijë dhe në të cilin jepet një afat prej 72 orësh për përgjigje, është dërguar edhe në adresën e shkollës në Klenik, konfirmoi për Bujanovaçke drejtori i kësaj shkolle Sllagjan Cvetanoviq.

Shkolla fillore “Dragomir Trajkoviq” në Zhbevc, sipas drejtorit Gjorgje Mitiq, nuk ishte cak i sulmit kibernetik për shkak të ndryshimit të adresës së emailit.

– Emailet u hakuan vitin e kaluar dhe së fundmi ministria paralajmëroi shkollat që t’i ndryshojnë ato adresa. Ne kemi vepruar sipas rekomandimit të tyre dhe nuk e kemi marrë emailin qarkor për të cilin po flisni – thotë Mitiq.

Email-et u dërguan në këto shkolla javën e kaluar.




Leave a Reply

Your email address will not be published.