fbpx

BUJANOCI PA TË PREKUR ME COVID – 19, AMBUILANTA KOVID PUNON DERI MË ORA 17.00

Bujanoc, 9 nëntor 2022. Orari i punës Ambulancës COVID në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc nga data 10 nëntor do të jetë nga ora 07:00 deri në 17:00, thanë për portalin tonë në këtë institucion.
– Sipas rekomandimit të ministrisë dhe për shkak të situatës më të favorshme epidemiologjike, orari i punës së Ambulancës Kovid do të reduktohet deri në 17:00 ndërsa me këtë regjim të punës do të fillohet nga nesër – thotë drejtoresha Dr. Daliborka Pavlloviq.

Sipas raportit të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me Covid – 19.

Që nga fillimi i muajit në Ambulancën Kovid janë kryer 173 ekzaminime ndërkaq në mesin e pacientëve ishin 128 të rritur dhe 45 fëmijë.

Në muajin nëntor është konfirmuar infektimi me koronavirus në 2 banorë, ndërsa në territorin e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë me Covid -19 janë regjistruar 4669 raste.




Leave a Reply

Your email address will not be published.