AVOKATI: NË RASTIN E ÇERDHES SË BUJANOCIT, MINISTRIA TA RRESPEKTOJ TË DREJTËN E JO POLITIKËN

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 9 nëntor 2022. Ligji thotë se Ministri i Arsimit duhet menjëherë, ose jo më vonë se 30 ditë pas marrjes së aktgjykimit të Gjykatës Administrative, të marrë vendim të ri për emërimin e drejtorit të EP “Gëzimi ynë” në Bujanoc, ndërsa drejtori i ri duhet të jetë klientja ime, Bilana Trajkoviq, sepse është kandidatja e vetme që i plotëson të gjitha kushtet, thotë për Bujanovaçke, avokati Dragan Veliçkoviq. Çdo vonesë dhe taktikë e ministrisë do të thotë se është politikë, jo në funksion të së drejtës.

Sipas Veliçkoviqit, Gjykata Administrative me aktgjykim të 23 shtatorit të këtij viti ka konfirmuar se drejtori aktual, Millovan Aleksiq, nuk i plotëson kushtet e konkursit, pasi nuk ka licencë për drejtor.

Ai ka mohuar inspektorin e arsimit Agim Rashiti se ministria duhet “brenda afatit të arsyeshëm” të veprojë sipas aktgjykimit të Gjykatës Administrative dhe ka theksuar se afati është 30 ditë, siç thuhet në nenin 69 (paragrafi 2) të Ligjit për Kontestet Administrative.

– Taktikat në çdo kuptim mund të përktheheshin në diçka tjetër, pra në politikë, por kurrë në ligj. E drejta është e qartë dhe ligji është i qartë, kështu që në këtë procedurë ministri do të ishte i detyruar të merrte vendim dhe të caktonte një kandidat që i plotëson të gjitha kushtet e konkursit – është i bindur Veliçkoviq.

Ai foli pasi Bujanovaçke njoftoi se Gjykata Administrative, pas padisë së Bilana Trajkoviqit, e anuloi vendimin e Ministrisë së Arsimit për emërimin e zyrtarit të Këshillit lokal të SNS-ës në Bujanoc, Millovan Aleksiq, për drejtor të EP “Gëzimi ynë”.

-Z. Millovan Aleksiq, konkurenti i klientes sime Bilana Trajkoviq, edukatorja kryesore në NP “Gëzimi ynë”, i cili ka aplikuar për zgjedhjen e drejtorit sipas konkursit të shpallur në vitin 2020, nuk i ka plotësuar kushtet për t’u zgjedhur drejtor, edhe atë për mungesën e dokumentacionit për provimin e dhënë për drejtor, që parashikohet me ligj. Aleksiqi është në mandatin e tretë, se nëse do të ishte në të parin, atëherë do të kishte mundësi që brenda 2 vitesh ta kalonte atë provim dhe të ishte relevant dhe ligjor. Megjithatë, ai është në mandatin e tretë si drejtor, që do të thotë zgjedhje krejtësisht ji]oligjore për drejtor – thotë Veliçkoviq.

Aleksiq, ndërkaq, ka thënë për portalin tonë se pret që deri në fund të vitit të aplikojë për licencë dhe kështu t’i hiqen të gjitha pengesat që ministri të marrë një vendim të ri për ta emëruar drejtor të këtij enti.

– Në shkallën e fundit të zgjedhjes për drejtor, në rastin konkret të EP “Gëzimi ynë”, vendimi për emërimin e kandidatit që i plotëson kushtet është ministri. Në rastin konkret, bëhet fjalë për faktin se vetëm një kandidate i ka plotësuar kushtet e konkursit, ajo është klientja ime Bilana Trajkoviq. Ministri duhet ta miratojë aktin në përputhje me ligjin dhe të respektojë vërejtjet dhe interpretimin e gjykatës, të ndjekë udhëzimet e dhëna nga Gjykata Administrative në shpjegimin e aktgjykimit – thotë Veliçkoviq.

Avokati tregon se ministri mund të heshtë dhe të mos marrë asnjë vendim, ose një vendim tjetër mund të jetë në kundërshtim me qëndrimet e gjykatës, por shpreson që të mos jetë kështu.

-Duke pasur parasysh nivelin dhe autoritetin e organit që duhet të marrë vendimin, pra duke qenë se fjala është për ministër dhe ministri, besoj se nuk do të ishte në frymën e ligjshmërisë që të vazhdohej me miratimin e akteve që do të ishin në kundërshtim me ligjin, ngaqë këtu duhet pasur në formën e faktit që ministri është informuar për një zgjedhje të paligjshme dhe se ministri ka miratuar një akt të kundërligjshëm, pavarësisht këtyre fakteve. Në këtë rast, me miratimin e një akti të njëjtë ose të ndryshëm nga ai i urdhëruar nga gjykata në këtë procedurë, do të konfirmohej përsëri një veprim i kundërligjshëm, i cili është jashtëzakonisht problematik – tha Veliçkoviq.

Ai bëri të ditur se “nëse nuk respektohet fryma e ligjit në këtë rast” do të ndërmerren masa të tjera – të gjitha aktet e mundshme juridike do t’i dërgohen të gjitha organeve kompetente, përfshirë edhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *