fbpx

JOZYRTARE: PVD DHE RAGMI MUSTAFA FITUES TË ZGJEDHJEVE PËR KËSHILLIN KOMBËTAR SHQIPTAR

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 13 nëntor 2022. Sipas rezultateve jozyrtare nga shtabet zgjedhore, Partia për Veprim Demokratik (PVD) e Shaip Kamberit ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), që do të thotë se në përbërjen e re, me shumë gjasa, do të kenë 5 mandate ndërkaq për ta bërë shumicën i mungojnë edhe tri të tjera.

PVD ka marrë rreth 4100 vota në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.

Nga kjo parti i kanë thënë Bujanovaçkes se është ende herët të flitet për koalicione të mundshme.

Në vend të dytë është Alternativa për Ndryshim me rreth 3800 vota, Partia Demokratike e Nagip Arifit ka 1750 vota, Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH) ka rreth 1000 vota.

Siç mësojmë, Lëvizja për Progres Demokratik (LPD) e Shqiprim Musliut ka pak më shumë se 2000 vota.

Në zgjedhjet për KKSH, në komunën e Bujanocit, votuan 7200 pjesëtarë të pakicës kombëtare shqiptare nga rreth 16000 të regjistruar në Listën e Veçantë të Votuesve.

Mandatet e anëtarëve të këshillit kombëtar shpërndahen në raport me numrin e votave të marra nga listat zgjedhore.

KNSH numëron 15 anëtarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.