MUSTAFA: PËR MË SHUMË PRANI TË SHQIPËRISË, KOSOVËS DHE SHBA-SË NË LUGINËN E PRESHEVËS

 

Bujanoc, 14 nëntor 2022. Ragmi Mustafa, i cili me Partinë për Veprim Demokratik fitoi jozyrtarisht zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), paralajmëroi fillimin e bisedimeve “me partnerët e ardhshëm”.

Jemi të gatshëm për bashkëpunim, ka shkruar Mustafa në faqen e tij në Facebook, por nuk ka specifikuar se me cilat parti planifikon të bëjë koalicion.

Ai bëri të ditur se zgjedhjet paraqesin fitore për shqiptarët, duke përgëzuar konkurrentët për rezultatet e tyre.

– Ne do të vazhdojmë zhvillimin e Këshillit Kombëtar. Nuk kemi kohë për të humbur. Po fillojmë komunikimin me përfaqësuesit e partnerëve të ardhshëm për të konsoliduar mazhorancën e re, ka paralajmëruar Mustafa, i cili ka udhëhequr KKSh-në në 4 vitet e fundit.

Siç theksoi ai, do të avokojë për një prani më të madhe të Shqipërisë, Kosovës dhe Amerikës në Luginën e Preshevës.

PVD duhet të marrë 5 nga gjithsej 15 vendet në përbërjen e re të KKSH-së dhe atyre u duhen tre vota për një shumicë absolute.

Siç njoftoi Bujanovaçke të dielën në mbrëmje, duke iu referuar të dhënave nga shtabi zgjedhor, PVD-ë ka marrë rreth 4100 vota në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.

Në vend të dytë është Alternativa për Ndryshim me rreth 3800 vota, Partia Demokratike e Nagip Arifit ka 1750 vota, Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH) ka rreth 1000 vota.

Siç mësojmë, Lëvizja për Progres Demokratik (LPD) e Shqiprim Musliut ka pak më shumë se 2000 vota.

Në zgjedhjet për KKSH votuan 7200 pjesëtarë të pakicës kombëtare shqiptare në komunën e Bujanocit nga rreth 16000 të regjistruar në Listën e posaçme gjedhore.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *