fbpx

PVD NUK KA FITUAR NË BUJANOC, KJO ËSHTË LISTA QË KA MARRË MË SHUMË VOTA

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 14 nëntor 2022. Në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) në komunën e Bujanocit, më së shumti vota ka marrë Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) e Shqiprim Musliut, e cila sipas rezultateve jozyrtare të shtabit zgjedhor, me 2100 vota të fituara, doli para Partisë për VeprimDemokratike (PVD), të deputetit popullor Shaip Kamberi dhe para Partisë demokratike (PD) të kryetarit Nagip Arifi.

Për partinë e Arifit votuan vetëm 1600 qytetarë të Bujanocit, ndërsa PVD-ja mori mbështetjen e rreth 2000 votuesve.

E katërta për nga numri i votave (rreth 1500) në Bujanoc është Alternativa për Ndryshim.

Kandidati i LPD-së për kryetar të KKSH-së Nevzad Lutfiu njoftoi të dielën në mbrëmje se lista që ai udhëhoqi fitoi në Bujanoc.

Bujanovaçke ka shkruar për të kur ai kishte paralajmëruar se do të kërkojë ndryshimin e emrit të shkollës fillore “Desanka Maksimoviq” në Bilaç.

Është treguar se LPD-ja, partia e themeluar nga ish-komisar politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu, dhe tani e udhëhequr nga djali i tij Shqiprimi, ka elektoratin më të disiplinuar me rreth 2000 votues, tek të cilët mund të mbështetet, pavarësisht nëse zgjedhjet bëhen për këshilltarë komunal ose për Këshillin kombëtar

Si rregull, LPD merr pothuajse gjysmën e atyre votave në Konul, dhe ata gjithashtu kanë votues në Lluçan, Dobrosin dhe Osllarë.

Rrreth 7.300 shqiptarë të komunës së Bujanocit morën pjesë në zgjedhjet për KKSH, pak më shumë se gjysma nga 16.000 prej tyre në Listën e posaçme zgjedhore, që do të thotë dalje prej rreth 43 për qind.

Në komunën e Preshevës të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar vetëm 30 për qind e shqiptarëve – me ç’rast sipas të dhënave jozyrtare kanë votuar 5500 qytetarë nga 18500 me të drejtë vote.

Alternativa për Ndryshim ka marrë më së shumti vota në këtë komunë – rreth 2300.

Partia për Veprim Demokratik (PDD) individualisht në secilën nga komunat (Bujanoc, Preshevë, Medvegjë) është e dyta për nga numri i votave, por kolektivisht ka marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët (4100) dhe është fituese e zgjedhjeve.




Leave a Reply

Your email address will not be published.