LOBISTËT SHQIPTARO – AMERIKANË NË MEDVEGJË, BASHKË ME KAMBERIN

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 16 nëntor 2022. Elmi Berisha, kryetar i shoqatës së shqiptarëve në Amerikë “Vatra”, ka takuar në Medvegjë deputetin nga Bujanoci, Shaip Kamberi, i cili thotë se është biseduar për “intensifikimin e bashkëpunimit mes lobit shqiptar dhe Luginës së Preshevës”.
Kamberi, pas takimit, ka theksuar se kjo është vizita e parë në Luginën e Preshevës e një përfaqësuesi të Federatës Panshqiptare në SHBA, në historinë 110-vjeçare të kësaj organizate.
Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa.
“Vatra” është një shoqatë e shqiptaro-amerikanëve që, siç thuhet, historikisht ka mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara dhe ka kërkuar të lobojë në Kongresin Amerikan për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në mbarë botën.
Liderët politikë të shqiptarëve në jug të Serbisë bashkëpunojnë ngushtë me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e cila merret edhe me lobimin në SHBA.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *