fbpx

PËR DËMET E SHKAKTUARA NGA STUHIA, KOMUNA NDANË 7.8 MILIONË DINARË PËR QYTETARËT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 16 nëntor 2022. Për dëmet e shkatuara në objekte dhe toka bujqësore të shkaktuara nga stuhia, që goditi Bujanocin dhe fshatrat përreth në qershor të këtij viti, komuna do t’u paguajë qytetarëve 7.8 milionë dinarë, thanë për portalin tonë nga selia komunale për situata emergjente.
Janë pranuar gjithsej 273 kërkesa për kompensim dhe shumica prej tyre ishin nga Tërnovci dhe Turia.
Dëmi do të kompensohet edhe për banorët e Levosojës, Llopardincës, Maltërnocit dhe qytetarëve nga një pjesë e Bujanocit.
– Për zhdëmtim të dëmit të shkaktuar në objeke familjare-banesore janë pranuar 120 kërkesa në vlerë të përgjithshme prej 3.2 milionë, ndërsa për dëmtim në të mira bujqësore janë pranuar 153 dhe do të paguhen gjithsej 4.6 milionë dinarë – thonë nga Shtabi.
Në mbledhjen e sotme, Shtabi miratoi konkluzionin për ndarjen e mjeteve për kompensimin e dëmit sipas raportit të Komisionit të Vlerësimit të Dëmve.
– Aplikantët duhet të dorëzojnë numrin e llogarisë rrjedhëse në Zyrën e mbrojtjes dhe shpëtimit, ndërkaq Administrata Komunale do të marrë vendime sipas të cilave pagesa do të bëhet në arkë – thonë nga Shtabi komunal.




Leave a Reply

Your email address will not be published.