PVD DHE ALTERNATIVA NGA 5 MANDATE NË KKSH, DO TË VENDOSË POTENCIALI PËR KOALICIONE

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 16 nëntor 2022. Fituesi i zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) për nga numri i votave – Partia për Veprim Demokratik (PVD) dhe Alternativa për Ndryshim e renditur e dyta do të kenë secila nga 5 përfaqësues në përbërjen e re të KKSH, thuhet në ueb faqen e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KRZ).

Ndonëse PVD dhe Alternativa janë të barabarta për nga numri i mandateve, partia e deputetit Shaip Kamberi ka një potencial më të fortë koalicioni.

Pas procesimit të 94,75 për qind të elektoratit, rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja për Progres Demokratik (PDP) e Shqiprim Musliut dhe Partia Demokratike e Nagip Arifit fituan nga dy mandate, ndërsa Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH) një mandat.

Për të vazhduar udhëheqjen e KKSH-së, Partia për Veprim Demokratik do të kërkojë partnerë në mesin e këtyre partive, sepse është në koalicion me PD-në dhe LPD-në në pushtetin komunal në Bujanoc, ndërsa këshillin me PDSH-në e udhëheq që nga viti 2018 dhe deri para pak kohësh ata kishin patur shumicën qeverisëse në Preshevë.

Këtë e ka konfirmuar kandidati i partisë për mandatin e dytë në krye të KKSH-së, Ragmi Mustafa.

Tetë mandate kërkohen për një shumicë të kualifikuar, në Këshillin prej 15 anëtarëve.
Sipas rezultateve paraprake të KRZ-së, pas përpunimit të 94,75 për qind të elektoratit dhe 97,2 për qind të qendrave të votimit, PVD ka 4030 vota (31,75 për qind), Alternativa 3697 (29,13 për qind), LPD 2177 (17,15 për qind), PD 1.727 vota (13,6 për qind) dhe PDSH 958 vota (7,55 për qind).




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *