fbpx

ARIFI: PËRSHËNDETJE GJITHË SHPIFËSVE

Bujanoc, 21 nëntor 2022. (foto nga arkivi) – Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka bërë të ditur se për të trembëdhjetën herë e ka dëshmuar në gjykatë pabazueshmërinë e denoncimeve anonime kundër tij.

Në një postim në profilin e tij në FB, i cili fillon me “Përshëndetje gjithë shpifësve”, Arifi ka deklaruar se “sot, si dhe 12 herë më parë, është paraqitur në gjykatë për denoncime anonime”.
“Për të 13-tën herë, gjykata vërtetoi punën tonë të pastër dhe transparente. Të gjithë të ashtuquajturit qytetarë të brengosur e kanë derën e hapur në zyrën time, nëse janë vërtet të brengosur. Përndryshe, mos e humbni kohën me letra anonime sepse nuk do të arrini dot qëllimin tuaj”, ka thënë Arifi.




Leave a Reply

Your email address will not be published.