TONÇEV KËRKON MË SHUMË PARA PËR JUGUN E SERBISË

 

Bujanoc, 21 nëntor 2022. (foto nga arkivi) – Sipas propozim-buxhetit për vitin e ardhshëm, për 44 komunat e pazhvilluara në Serbi do të ndahen 400 milionë dinarë, që është shumë pak, tha ministri përgjegjës për zhvillimin e komunave më të varfra, Novica Tonçev.
Në Nish, Tonçev tha se do të bisedoj me kryeministren Ana Brnabiq dhe presidentin e Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, për ta rritur këtë shumë.
– Kjo është e mundur edhe përmes ministrive të tjera, por realisht të ndihmohen komunat e pazhvilluara, sepse në mesin e të pazhvilluarve kemi 19 komuna të shkatërruara, ku punonjësit marrin 50 për qind të pagës mesatare në Serbi – tha Tonçev në konferencën zgjedhore të Këshillit të Qytetit të PSS-së në Nish, transmeton Beta.
Sipas tij, regjistrimi i fundit tregon se juglindja e Serbisë po zbrazet dhe se shteti duhet të investojë më shumë në komunat e pazhvilluara, të cilat kryesisht janë të vendosura në atë pjesë të vendit.
Tonçev tha se në seancën e ardhshme të Qeverisë së Serbisë do të propozojë që shteti të ndërtojë banesa edhe në qytete të vogla.
Siç tha ai, ndërtimi i banesave për anëtarët e shërbimit të sigurisë në qytetet më të mëdha, si Nish, Vranje, Beograd, e zvogëlon edhe më shumë numrin e njerëzve në qytetet më të vogla.
– Kur një polic nga Gaxhin Han, Surdulica dhe Vladiçin Han merr një apartament në Vranjë ose Nish, ne “humbëm” atë familje me dy ose tre fëmijë nga një vend më i vogël – tha Tonçev.
Ai përkujtoi se në ish-Jugosllavi banesa për mësues, mjekë, policë janë ndërtuar në mbarë vendin dhe në qytete të vogla.
Tonçev theksoi se është e nevojshme të mbahen njerëzit në komunat e pazhvilluara, sepse ato komuna janë kryesisht të vendosura pranë kufijve dhe njerëzit që jetojnë atje përfaqësojnë “rojet tona kufitare”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *