“GJITHÇKA OK” PLATFORMA PËR NDIHMË TË RINJËVE

Bujanoc, 24 nëntor 2022. Së bashku me partnerët e tij, Unicef lansoi platformën “Gjithçka OK”, e cila të rinjve nga 16 deri në 30 vjeç u ofron mundësinë për të marrë ndihmë përmes bisedës ose telefonit për të përballuar sa më lehtë me sfidat e tranzicionit drejt moshës madhore.
Qoftë kur është fjala për depresionin, ankthin, mospranimin e vetes apo situatës me të cilën po përballen, problemet në shkollë apo universitet, “Gjithçka OK” është një strehë e sigurt ku psikologët dhe ekspertët e tjerë ofrojnë mbështetje dhe këshilla konkrete.
Platforma u mbështet nga Maybelline New York si pjesë e iniciativës globale Brave Together.
“Edhe nëse nuk jeni të sigurt se problemi juaj është serioz, mos hezitoni të kërkoni ndihmë profesionale. Një profesionist do të jetë më në gjendje të vlerësojë gjendjen tuaj dhe të rekomandojë se çfarë mund të bëni për t’u ndjerë më mirë. Nëse jeni nga mosha 16 deri në 30 vjeç, bisedoni me një psikolog në kohë reale në Svejeok.rs çdo ditë nga ora 18:00 deri në orën 22:00 dhe nëse keni nevojë urgjente për ndihmë, mund të telefononi në çdo kohë në numrin 116111”, thonë nga kjo organizatë.
Me qëllim që të rinjtë, si dhe prindërit, mësuesit, psikologët e shkollave dhe pedagogët e tyre, të njihen sa më mirë me atë që ofron platforma, u krijua një lloj Guide, me qëllim që të inkurajojë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë për ta kërkuar atë – në çdo kohë, falas dhe plotësisht anonime.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *