ORGANIZATA GJERMANE PËRZGJEDHË DHJETË ROMË PËR NDIHMË FINANCIARE (Lista e përfituesve)

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 24 nëntor 2022. Organizata gjermane ASB (Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland) ka përzgjedhur dhjetë romë me gjendje të rënduar social nga Bujanoci, të cilëve do t’u ndajnë grante në shumë prej 1500 deri në 2500 euro për përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.
Paratë janë të destinuara për fillimin dhe zhvillimin e biznesit, blerjen e makinerive dhe pajisjeve të tjera.
Thirrja publike u hap në mes të shtatorit dhe lista e propozuar e renditjes u publikua të mërkurën.
Për ndihmë kanë aplikuar 38 qytetarë.
Ftesa publike u referohej romëve, të kthyerve sipas programit të riatdhesimit dhe anëtarëve të grupeve tjera më të vështira për t’u punësuar që jetojnë në territorin e komunës së Bujanocit.
Konkursin po e zbaton nga organizata ASB dhe financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë në kuadër të projektit “Mbështetje teknike dhe mbështetje për punësimin e organizatave rome dhe romëve në Serbi”.
Listën e renditjes mund ta shihni KËTU.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *