PRAKTIKA PROFESIONALE PËR 119 BUJANOCAS, MË SË SHUMTI NË SHTËPINË E SHËNDETIT DHE NË KOMUNALI

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 25 nëntor 2022. Komuna e Bujanocit ka marrë vendim për financimin e praktikës profesionale për 119 persona të papunë në 21 punëdhënës – institucione publike, ndërmarrje, shkolla, gjykata, prokurori, zyra ligjore dhe stomatologjike.

Numri më i madh i praktikantëve – 28 – do të pranohen në Qendrën Shëndetësore, 22 në NP “Komunalia”, dhe 14 në Parashkollorin “Gëzimi ynë”.

19 infermierë, 4 infermierë profesionistë, 2 infermierë të lartë gjinekologjik, një teknik dentar, një laborant profesionist dhe një stomatolog do të pranohen në Shtëpinë e shëndetit, thuhet në vendimin komunal të publikuar të enjten.

NP “Komunalia” kërkon gjashtë ekonomistë të diplomuar, dy ekonomistë, nëntë praktikantë me shkollë të mesme, si dhe kimistë, teknologë, dhe punëtorë ndërtimi.

Vetëqeverisja lokale këtë vit ka ndarë 25 milionë dinarë për aftësim profesional.

Programi do të zgjasë deri në 12 muaj për praktikantët me fakultet, deri në 9 muaj për praktikantët me arsim të lartë dhe 6 muaj për ata me arsim të mesëm.

Gjatë praktikës profesionale, Komuna e Bujanocit do t’i paguajë punëdhënësit mjetet për pagesën e të punësuarve, përkatësisht 25.000 dinarë neto për ata me diplomë universitare, 23.000 për praktikantët me arsim të lartë dhe 20.000 dinarë me shkollim të mesëm.

Punëdhënësit janë përgjegjës për përzgjedhjen e praktikantëve.

Vitin e kaluar, vetëm gjashtë serbë janë pranuar për praktikë profesionale në kompanitë dhe institucionet vendore.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *