Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 28 nëntor 2022. Me rastin e Ditës së Flamurit, festës kombëtare të shqiptarëve, të hënën në ndërtesën e Komunës së Preshevës është vendosur flamuri shqiptar.
Flamuri u vendos nga kryetari i komunës Shqiprim Arifi.
“Plot krenari dhe nder, të festojmë Shqipëri. Sot në Preshevë valon flamuri më i bukur në botë. Gëzuar 110 vjetorin e pavarësisë”, ka thënë Arifi.
Bujanovaçke më herët ka raportuar se flamuri shqiptar është vendosur në objektin e Komunës së Bujanocit, si dhe në selinë e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.
Pas ngritjes së flamurit, Arifi vendosi kurorë me lule në vendin ku dikur qëndronte Lapidari i luftëtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB).
Monumenti është ngritur në qendër të Preshevës në vitin 2012, ndërsa në janar të vitit 2013 është hequr me një operacion të Xhandarmërisë.