SI E ZVOGËLOI PERA BATINIQ FATURËN E RRYMËS PËR 1.500 DINARË

 

Shkruan: Ivana Jovanoviq

Bujanoc, 28 nëntor 2022. Mësuesi dhe trajneri i futbollit në pension, Petar Batiniq, në tetor arriti ta zvogëlojë faturën e energjisë elektrike për 1500 dinarë.

– Shumë lehtë, përgjigjet mësuesi legjendar Perica i pyetur se si ia ka dalë familja e tij.
Ai shpjegon se nuk i është kushtuar rëndësi kursimit të energjisë elektrike derisa erdhi vajza e tij Milica nga Beogradi.

– Kur vajza ime Milica u kthye nga Beogradi me nipin e saj Despotin, nuk e kishim parasysh sa shpenzonim. Ne donim që ata të ishin mirë, prandaj konsumi ynë ishte rreth 2000 kw në muaj, gjë që ndikonte në buxhetin e familjes. Megjithatë, ne vendosëm t’i përgjigjemi thirrjes së presidentit dhe të fillojmë të kursejmë, sepse mendoj se ka familje që kanë nevojë më shumë për energjinë elektrike. Një arsye tjetër e rëndësishme është pikërisht gjendja financiare, zbulon taktikat e tij Batiniq.

Kujtojmë se në mesin e muajit shtator, Qeveria e Serbisë i ka rekomanduar NP “Elektroprivreda Srbije” që nga tetori i vitit aktual deri në mars të vitit vijues do të llogariten zbritje prej 15 deri në 30 për qind për amvisëritë që kursejnë energjinë elektrike, varësisht se sa e ulin konsumin e energjisë elektrike në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Në pyetjen se sa kanë ulur shpenzimet për muajin tetor në krahasim me vitin e kaluar, bashkëbiseduesi ynë përgjigjet:

-Kemi marrë zbritjen më të madhe të mundshme, fatura është ulur për rreth 1500 dinarë. Ne kemi përdorur rreth 500 kw, por në muajt në vijim do të jetë më pak, sepse i kemi marrë të gjitha masat e kursimit, thotë Batiniq.

Cilat janë masat specifike?

– Nuk ka asnjë pajisje që nuk e kemi në shtëpi, që nga shporeti elektrik, te bojleri, ngrohësi, lavatriçja, pjatalarëseja… Thjesht vendosëm që para çdo aparati ta ngjesim stikersin “më pakëso” ose “më fikë, si dhe të ndezim konsumatorët e mëdhenj vetëm kur energjia elektrike është e lirë. Të gjithë erdhëm në vete dhe kuptuam se nuk mund të ngrohim tre dhoma në shtëpi, por që gjatë periudhës së dimrit të gjithë qëndrojmë vetëm në një, gjë që ul konsumin në mënyrë drastike.

I pyetur se çfarë do t’u thoshte bashkëqytetarëve të tij, legjenda e trajnerit përgjigjet:

-Apelit të presidentit Vuçiq t’i përgjigjen të gjithë dhe të fillojnë të kursejnë, që pas orës 23 të shfrytëzohet sa më shumë rryma e lirë, sepse është kursim edhe për amvisëri edhe për shtetin.

Në fund ai thekson se bashkëshortja e tij dhe ai si pensionistë i janë përgjigjur gjithmonë të gjitha rekomandimeve të presidentit dhe do të vazhdojë t’i përgjigjet edhe në të ardhmen.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *