POLICIA: NGA NESËR KONTROLL I SHTUAR, ZBULIMI I NGASËSVE TË DEHUR DHE TË DROGUAR

 

Bujanoc, 04. dhjetor 2022. Nga data 5 deri më 11 dhjetor, policia rrugore do të zhvillojë një aksion ndërkombëtar të kontrollit të shtuar të trafikut, i cili do të ketë për qëllim zbulimin e shkeljeve të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe substancave psikoaktive.

Aksioni i kontrollit të përforcuar po kryhet njëkohësisht në 30 shtete evropiane, anëtare të organizatës ROADPOL (Rrjeti i policisë rrugore evropiane), njoftoi MPB.

Siç u tha, policia rrugore në Serbi gjatë fushatës do të angazhojë çdo ditë të gjitha aparatet e disponueshme alkoaktive, si dhe pajisjet për kontrollin e pranisë së substancave psikoaktive në organizëm.

Që nga fillimi i vitit 2022, 57.100 shoferë janë përjashtuar nga trafiku për shkak të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit, që është 11.000 më shumë se vitin e kaluar, dhe rreth 10.580 drejtues mjetesh janë mbajtur për t’u kthjellur në ambientet zyrtare sepse drejtonin automjetin me më shumë se 1, 20 për mijë alkool në trup.

Në të njëjtën periudhë janë ndaluar në ambientet zyrtare 2330 drejtues automjetesh që drejtonin mjetin nën ndikimin e substancave psikoaktive, që është 1000 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ministria e Punëve të Brendshme, me rastin e festave të fundvitit, apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe me sjellje të përgjegjshme të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë në rrugët e trafikut.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *