FILLIMI I PRAKTIKËS PROFESIONALE I MUNDSHËM EDHE KËSAJ JAVE, NË PRITJE TË KOMUNËS

Shkruan: N Stevanoviq

Bujanoc, 06. dhjetor 2022. Komuna është në pritje të fillimit të praktikës profesionale për 119 të rinjë Bujanocas, përkatësisht nënshkrimin e kontratave me 21 punëdhënës. Në zyrën e kryetarit të komunës, portalit tonë iu tha se mund të përfundojë gjatë kësaj jave.

– Nëse këtë javë arrijmë t’i përfundojmë kontratat me kompanitë dhe institucionet që janë miratuar për punësimin e praktikantëve, ata mund të fillojnë punën menjëherë, pres që kështu të jetë – tha për Bujanovaçke, Sali Salihi, shef i kabinetit të kryetarit.

Komuna e Bujanocit më 25 nëntor ka marrë vendim për financimin e praktikës profesionale në institucionet publike, kompanitë, shkollat, gjykatat, prokurorinë, zyrat e avokatisë dhe ordinancat stomatologjike. Për pagat e praktikantëve janë ndarë 25 milionë dinarë.

Punëdhënësit kanë përcaktuar tashmë praktikantët që do të punësojnë për 12, 9 dhe 6 muaj, në varësi të kualifikimit të tyre profesional.

Ndër punëdhënësit është edhe Shkolla e mesme “Sezai Suroi”.

-neve na janë miratuar shtatë praktikantë dhe tashmë kemi vendosur se kë do të pranojmë. Siç e dini, nënshkrimi i kontratës me Komunën është në pritje dhe kur të përfundojë, praktikantët mund të fillojnë punën që të nesërmen – thotë drejtori i shkollës Zeni Fejzullahu për Bujanovaçke.

Gjatë praktikës profesionale, Komuna e Bujanocit do t’i paguajë punëdhënësit mjetet për pagesën e të punësuarve, përkatësisht 25.000 dinarë neto për ata me diplomë universitare, 23.000 për praktikantët me arsim të lartë dhe 20.000 dinarë për praktikanët me kualifikim të mesëm profesional.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *