PROFESORESHA BRANKA NDALON PËRDORIMIN E CELULARËVE NË ORËT E SAJA

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 05. dhjetor 2022. Ministria e Arsimit së shpejti do të vendosë për ndalimin e përdorimit të telefonit celular në shkolla dhe mendimi i arsimtarëve të shkollave të Bujanocit është se ndalimi dukshëm do ta përmirësonte procesin mësimor. Branka Markoviq, mësuese e gjuhës serbe në Shkollën Teknike në Vranjë, nuk i lejon nxënësit të përdorin celularët në klasë dhe ka vendosur një rregull që telefonat duhet të lihen në katedër.
– Kjo iu duket interesante. Me siguri edhe ata bëjnë një pushim nga telefonat e tyre në ato 45 minuta, nuk janë në spazma, nuk po i fshehin nën çantat shkollore. Ata janë të fokusuar në mësim, ndjekin atë që u them, mund të përsërisin njësinë mësimore. Nuk ka këtu nëse duan ta pranojnë apo jo. Kjo është kështu dhe pikë. Unë vendos në klasë. Ata do të dëgjojnë. Marrëveshje reciproke, respekt, këtë e arrij, profesionalisht dhe pa miqësi me nxënësit, jam këtu që t’i ndihmoj ata të mësojnë dhe shpjegojnë materialin – thotë profesoresha për Bujanovaçke.

Ajo e mori idenë e “sirtarit të vëmendjes në klasë” pesë ose gjashtë vjet më parë. Siç thotë ajo, ishte e pakonceptueshme kjo varësi e nxënësve me celularët, si dhe naiviteti me të cilin nxënësit dorëzohen në botën virtuale, e cila, siç thotë ajo, është boshe dhe e pashpirt.

Ajo beson se nxënësit janë të tillë për këtë arsye dhe se ka mungesë të dukshme të bisedave prindërore që u nevojiten për çdo gjë në jetë.

-Sidomos në kohën e sotme të kaosit, dhunës, analfabetizmit, pagjumësisë, televizioneve rozë dhe reality show-ve të pakuptimta – thotë Markoviq.

E pyetur se sa kanë ndryshuar klasat me futjen e këtij rregulli të çuditshëm, Branka përgjigjet:

– Orët e mësimit janë më cilësore dhe më të qeta. Jemi të gjithë të kënaqur. Vërtet nuk kam asnjë problem me nxënësit – thotë ajo.

Kolegët e saj e mbështesin këtë ide, edhe pse, tani për tani, ajo është e vetmja me një sirtar të tillë.

Ne i kërkuam profesoreshës të komentojë mbi dhunën gjithnjë e më të shpeshtë mes fëmijëve në shkolla.

– Për këtë mund të flitet me ditë të tëra. Familja është vendi i parë ku formohet një mikrob i tillë. Me fëmijët duhet biseduar. Edukojini ata. Mediat, televizionet dhe kanalet në të cilat lejohet çdo gjë dhe që promovojnë imoralitetin, dhunën, agresionin si diçka të natyrshme, ndikojnë dukshëm në sjelljen e nxënësve të sotëm – thekson ajo.

Ajo beson se mjedisi, rrjetet sociale, madje edhe disa mësues inkurajojnë me vetëdije ose pa vetëdije sjellje të papërshtatshme të nxënësve, sepse janë të pafuqishëm dhe të dobët për t’u përballur dhe për të vendosur kufij.

– Nxënësit mezi e presin një gjë të tillë. Provojnë, nëse guxojnë apo jo, ndaj përdorin tolerancën, mirësinë dhe besimin e mësuesve të tyre. Për t’u treguar atyre “dhëmbët” por në të njëjtën kohë gatishmërinë për t’iu kundërpërgjigjur respektit, këtë duhet ta mësojë dhe ta dijë një edukator. Normalisht, familja është edukatori kryesor – përfundoi ajo.

Ministri i Arsimit, Branko Ruzhiq, më herët ka paralajmëruar se deri më 20 dhjetor grupi punues kundër dhunës në shkolla do të dalë me propozime për masa të reja dhe se do të shqyrtohet ndalimi i mbajtjes së celularëve në shkolla.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *