fbpx

REKONSTRUIMI I SHKOLLËS “SVETI SAVA”: MË 12 DHJETOR VENDOSET SE KUSH DO T’I EKZEKUTOJ PUNIMET 240 MILIONËSHE

Shkruan: N Stevanoviq

Bujanoc, 06. dhjetor 2022. Janë pranuar dy oferta në tenderin për kontraktues të rindërtimit të plotë të shkollës “Sveti Sava” në Bujanoc, është konfirmuar për portalin tonë në Shërbimin e prokurimit publik. Vendimi se kush do ta marrë këtë projekt me vlerë rreth 240 milionë dinarë pritet më 12 dhjetor.
Bartës i ofertës së njërit grup kompanish është “Vijator” nga Presheva, e cila tashmë është e angazhuar në rindërtimin e shkollës fillore “Branko Radiçeviq”, ndërsa tjetri është kompania rrugore “Valjevo”.
Grupi i dytë i kompanive përfshin “Saba Bellça” nga Presheva dhe një kompani nga Tirana.
– Nëse nuk ka nevojë për dokumente shtesë të konkursit, pres që deri të hënën komisioni kompetent të marrë vendim për kontraktorin. Pastaj vijon afati për ankesat e mundshme nga ofertuesi tjetër – thotë Abedin Raqipi, shef i Shërbimit të prokurimit publik.
Prokurimi publik është hapur në mesin e tetorit ndërkaq afati fillestar për aplikim ka qenë 8 nëntori, mirëpo për shkak të përmirësimeve Thirrja është shtyer dy herë, deri më 24 nëntor si afat përfundimtar.
I pyetur nëse është reale të pritet që kontrata me kontraktuesin të lidhet dhe punimet të fillojnë deri në fund të vitit, Raqipi është përgjigjur se këtë e pret edhe ai, nëse nuk ka nevojë për dokumentacion shtesë dhe nëse nuk do të ketë ankesa.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *