fbpx

TENTIM DËSHTUES PËR T’I IKUR POLICISË, ARRESTIME NË PRESHEVË PËR SHKAK TË MIGRANTËVE

Bujanoc, 06. dhjetor 2022. (Foto MPB) – Policët kufitarë nga stacioni Rujan drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë arrestuar M.Q. (2003) nga Sombori, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me njerëz.

Sonte në fshatin Bukaroc, në afërsi të Preshevës, policia ka tentuar të ndalojë një furgon në të cilin kanë qenë migrant ilegal, por shoferi nuk e ka ndalur furgonin, ka vazhduar të lëvizë dhe më pas ka dalë nga vetura dhe ka tentuar të ikë. larg, pas së cilës policia shpejt e gjeti dhe e arrestoi në ngastrat e këtij fshati, njoftoi MPB-ja.
Në pjesën e ngarkesave të furgonit, policia gjeti 21 migrantë të parregullt nga Siria, si dhe një nga Iraku.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *