fbpx

GJATË VIKENDIT FESTIVALI I BASKETBOLLIT NË BUJANOC

Bujanoc, 05. dhjetor 2022. (Foto nga arkivi) – Klubi i Basketbollit të Bujanocit “Play 017” do të organizojë Festivalin e Basketbollit “Sporti ynë, loja jonë” ku pritet të marrin pjesë më shumë se 300 vajza dhe djem nga Bujanoci, Vranja, Vladiçin Hani, Vllasotinca dhe Leskoci.
Festivali mbahet më 10 dhe 11 dhjetor në Bujanoc.
-Të shtunën nga ora 9 fillojmë me turneun për pionierë të rinj. Në të njëjtën kohë, në ambientet e Fakultetit Ekonomik do të organizohet ligjërata nga Prof. Dr. Dushan Nikoliq për vajzat e asaj moshe. Pas ligjëratës do të transmetohet një film lidhur me temën që po e realizojmë në kuadër të projektit – thotë Nenad Stajiq, njeriu i parë i klubit të Bujanocit.
Pastaj djemtë do të dëgjojnë një ligjëratë, dhe vajzat do të luajnë turneun e tyre.
– Transporti nga qytetet nga vijnë do të sigurohet për të gjithë pjesëmarrësit e festivalit, si dhe ushqime, pije, bluza, certifikata mirënjohjeje dhe medalje e kupa për më të mirët në mesin e tyre – thotë Stajiq.
Të dielën do të organizohen lojëra për më të rinjtë, të cilat nuk do të kenë rëndësi garuese, pasi siç thotë Stajiq, tashmë të gjithë janë fitues.
Festivali organizohet si pjesë e projektit ALVED, i cili drejtohet nga organizata People in Need nën kujdesin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, dhe realizohet nga KRB PLAY 017 me partnerë nga KB “Panter”i Vranjë dhe KB Elita nga Bujanoci.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *