fbpx

GJATË VIKENDIT LUHET DERBI I QYTETIT BSK – ZUFO

Shkruan: N Stevanoviq

Bujanoc, 06. dhjetor 2022. Tifozët e futsallit në Bujanoc presin derbin e qytetit mes BSK-së dhe KMF Zufo, e cila do të zhvillohet të shtunën (10 nëntor).
Skuadrat e presin ndeshjen e xhiros së dhjetë të Ligës së Tretë të Futsalit – Lindje me disponim dhe nivele të ndryshme të formës – Zufo nuk ka humbur që nga fillimi i sezonit, kurse BSK ka humbur dy ndeshjet e fundit dhe ndodhet në pjesën e poshtme të tabelës.
Zufo mori fitoren e pestë të sezonit fundjavën e kaluar.
Skuadra e Bujanocit ka festuar para tifozëve ndaj Jagodinës me rezultat 5:3.
Foto: KMF Zufo

Në listën e golashënuesve hynë Petar Stojkoviq, Emanuel Bački, Enis Iseni, Ilija Ristiq dhe Bejamin Ajeti.
BSK-ja e përjetoi humbjen e pestë, në shtëpi ndaj Rosulës.
Zufo hyn në derbin e qytetit si skuadra e dytë në ligë me vetëm tre pikë diferencë pas liderit, dhe BSK si e nënta në tabelë me 11 pikë më pak se rivali i qytetit.
Ndeshja fillon në orën 18:30.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *