Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 07. dhjetor 2022. Komuna e Bujanocit të mërkurën ka pranuar pastruesin e ri të rrugëve për të cilin janë dhënë 13.6 milionë dinarë. Për blerjen e pastruesit, Komuna ka paguar 6.6 milionë nga buxheti i saj dhe 7 milionë kanë ardhur si donacion nga Ministria përgjegjëse për zhvillimin e komunave më të varfra.
“Këtë donacion komuna e Bujanocit e ka marrë në konkursin e vitit të kaluar të shpallur nga ministria, me projektin për përmirësimin e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave, gjegjësisht për blerjen e makinerive për pastrimin e rrugëve”, thonë nga komuna.
Bujanovaçke paraprakisht ka shkruar se Komuna ka marrë vendim për blerjen e një impianti të ri pastrimi, edhe pse ka një makinë të tillë, e cila para pesë vitesh i është transferuar NP “Komunalia”.
Bujanoci i përket kategorisë së katërt, apo të fundit, të komunave më pak të zhvilluara në Serbi.