KAMBERI KRITIKON TV ARENA NGASE KOMENTUESI NUK IA PËRMEND EMRIN XHAKËS, POR NUK E KOMENTON SJELLJEN E TIJ NË NDESHJEN ME SERBINË

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 07. dhjetor 2022. (foto screenshot RTS) – Transmetimi i ndeshjes Portugali-Zvicër në kanalin Arena 1 Premium të martën në mbrëmje tregoi se në Serbi po ndodhë një fashizëm i i orkestruar, thotë deputeti i Bujanocit Shaip Kamberi.

Kamberi pohon se gjatë gjithë 90 minutave të lojës, komentuesi i transmetimit asnjëherë nuk e ka thënë emrin e përfaqësuesit të Zvicrës, me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka.

“E tmerrshme. E tmerrshme. E tmerrshme. Çfarë fashizmi i orkesteruar”, tha Kamberi në Facebook pas ndeshjes.

Kamberi nuk e komentoi sjelljen e Xhakës gjatë ndeshjes me Serbinë më 2 dhjetor.

Gjatë asaj ndeshje, përfaqësuesi i Zvicrës bëri gjeste të pahijshme, duke kapur mes këmbësh dhe pas ndeshjes hoqi fanellën, duke treguar një bluzë ku shkruhej Jashari, që është edhe mbiemri i themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). .

Në anën tjetër, portieri i Serbisë u hodh mbi Xhakën duke e kapur për fyti dhe në transmetim u shfaq trajneri Dragan Stojkoviq duke sharë shqiptarët.

Gazetarja Zana Avdiju ishte e vetmja në Kosovë që kritikoi publikisht shpërthimin e Xhakës, dhe gjestin e tij shoqërues, për çka mori një breshëri ofendimesh dhe kërcënimesh.

Linçimit iu bashkua edhe babai i Xhakës, Ragipi, i cili e kërcënoi atë drejtpërdrejt në një emision televiziv, raportoi N1.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *