fbpx

MUSTAFA: FYERJA E SHQIPTARËVE DËSHMI E VULINIZIMIT TË SERBISË

 

Bujanoc, 08. dhjetor 2022. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), Ragmi Mustafa, beson se brohoritja e nxënësve të një shkolle fillore në Novi Sad, “Vritni, therni, që Shiptari të mos ekzistoj” është pasojë, siç thotë ai, e “vulinizimit” të Serbisë.

Mustafa thotë se brohoritje të tilla priten pasi ish-ministri i Policisë Aleksandar Vulin, të cilin e paditi për gjuhë urrejtjeje për përdorimin e termit “šiptari”, tashmë është emëruar në krye të Agjencisë për siguri dhe informacion (BIA).

“Trajneri i Kombëtares së Futbollit, Dragan Stojkoviq – Piksi, në ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës në Kupën e Botës, para kamerave shan nënën shqiptare dhe faktin që edhe fëmijët e shkollës fillore si tifozë bërtasin „Vritni, therni që shqiptari të mos ekzistojë” është për keqardhje”, thotë Mustafa.

Ai ka theksuar se e gjithë kjo nuk është vetëm fyerje dhe kriminalizim i më shumë se 100 mijë shqiptarëve në Serbi, por tregues i një sëmundjeje të rëndë të nacionalizmit dhe shovinizmit në shoqërinë serbe.

“Vulinizimi i Serbisë është edhe arsyeja pse Serbia nuk është në Bashkimin europian dhe pse është e pamundur të demokratizohet dhe të shkëputet nga mentaliteti luftënxitës i viteve të 90-ta”, ka përfunduar Mustafa.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *