fbpx

NË EVIDENCAT E SHKP – së: 4000 TË PAPUNË NË KOMUNËN E BUJANOCIT

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 07. dhjetor 2022. Sipas të dhënave zyrtare të Shërbimit Kombëtar për Punësim (SHKP) në komunën e Bujanocit, 4 mijë qytetarë janë të papunë, përkatësisht në regjistrin e të papunëve.
Në buletinin statistikor për muajin tetor të këtij viti janë publikuar të dhënat për 3978 persona të papunë.
Gjatë këtij muaji numri i të papunëve është rritur për 198 persona, ndërkohë janë punësuar 56 persona.
Vranja, me dyfishin e banorëve, ka vetëm 1000 të papunë më shumë, ndërsa Presheva është në vendin e dytë në rreth, me 4111 të papunë të regjistruar në evidencat e SHKP-së.

Në rrethin e Pçinjës, në kërkim të punës përmes këtij enti janë 19822 qytetarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *