fbpx

PETKOVIQ: JEMI DUKE SHQYRTUAR KTHIMIN NË KOSOVË TË FORCAVE TONA TË SIGURISË

Bujanoc, 09. dhjetor 2022. (foto screenshot Tanjug) – Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë të enjten në mbrëmje se për shkak të zhvillimeve të fundit, Serbia do të shqyrtojë mundësinë e dërgimit të deri në 1000 pjesëtarëve të forcave të sigurisë në Kosovë.
Petkoviq thotë se mbrëmë 300-350 policë të Kosovës kanë hyrë në veriun e Kosovës.
Sipas tij, Kurti vazhdon okupimin e veriut të Kosovës.
-Sipas njohurive tona, 300-350 policë të Kosovës me tyta të gjata dhe automjete të blinduara kynë hyrë në veriun e Kosovës, bllokuan Mitrovicën dhe u vendosën në vendbanime me komunitete të përziera. Arsyeja e inkursionit të policisë në veri të Kosovës është bërë, për , siç thuhet, se shqiptarët që jetojnë atje janë të frikësuar nga gjithçka që po ndodh. Po ashtu do t’ju kujtoj se dy ditë më parë pati një përballje mes Kurtit dhe qytetarëve të veriut për të detyruar mbajtjen e zgjedhjeve – tha Petkoviq.
Ai ka theksuar se policia shqiptare nga jugu i Kosovës nuk ka të drejtë të jetë në veri të Kosovës sipas Marrëveshjes së Brukselit, pika 9.
Sipas tij, bazuar në Rezolutën 1244, Beogradi do të shqyrtojë kthimin e deri në 1000 pjesëtarëve të forcave të sigurisë serbe në Kosovë.
– Vuçiq ka përsëritur shumë herë se ne nuk do të lejojmë një përndjekje të re të popullit tonë. Shpresoj që ata që duhet ta bëjnë Kurtin të arsyeshëm ta kuptojnë këtë mesazh, sepse ne nuk do të lejojmë që populli ynë të vuajë. Le të kujdesen ata në perëndim, që të mos habiten nga vendimet tona, sepse nuk jemi ne ata që provokojmë dhe shkelim marrëveshjet. Të gjitha këto i bën Kurti dhe dikush po ia lejon këtë”, ka shtuar Petkoviq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *