PANAIRI I EKONOMISË NË ZYRIH TË ZVICRËS, KOMUNA I FTONË NDËRMARRËSIT LOKAL TË APLIKOJNË

Bujanoc, 12. dhjetor 2022. Komuna e Bujanocit fton ndërmarrësit vendor që të aplikojnë për pjesëmarrje në Panairin e Biznesit, i cili do të organizohet nga Fondi Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë më 11 mars të vitit të ardhshëm në Cyrih (Zvicër).

Siç thuhet në ftesë, në panair do të marrin pjesë biznesmenë të shumtë nga diaspora me kompanitë e tyre, prandaj kjo ngjarje do të jetë e një rëndësie të veçantë për zhvillimin e biznesit edhe në Luginën e Preshevës.
“Në panair do të krijohet një komunitet biznesi dhe do të hapet një urë bashkëpunimi, promovimi, rrjetëzimi dhe krijimi i partneriteteve ndërmjet kompanive nga Lugina dhe atyre nga Zvicra dhe vendet e tjera evropiane. “Krijimi i kontakteve ndërmjet kompanive në Luginë dhe atyre në Zvicër është tashmë një nga qëllimet më të rëndësishme në strategjinë e Fondit Humanitar”, thuhet në ftesë.
Për të gjithë biznesmenët e interesuar, afati i aplikimit është 20 janar 2023, dhe person kontaktues është Dr. Lulzim Rashiti (në e-mail: lulzim.r@hotmail.com ose numrin e telefonit; +381638763997).




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *