fbpx

Vendi i dytë për ekipin e shkollës sonë

Bujanoc, 13.12.2022.- Në projektin e përbashkët të UNHCR-së dhe Ministrisë së arsimit “Në patikat e tyre”, I cili gjatë shtatë muajve të fundit është realizuar nëpër Sërbi, ekipi i shkollës sonë – nxënëset koordinatore Shejnaze Sabedini dhe Herolinda Demiri, klasa IV-2, dhe tani më studente, Blendina Hiseni dhe Rina Junuzi së bashku me koordinatoren -profesoreshën Jellena Rangjelloviq kanë zënë vendin e dytë.

Tinejxherat nga nëntë shkolla nga Sombori e deri në Bujanoc, kanë propozuar dhe kanë realizuar projekte në bashkësitë e veta lokale që në një masë të madhe lehtësojnë inkluzionin e refugjatëve në mjediset e reja.
Pas një analize të detajuar të projekteve të realizuara, juria ka vendosur që shpërblimin e dytë t’i ndaj shkollës sonë “Sezai Surroi”, e cila u dallua me planifikimin e një varg aktivitetesh, duke filluar nga organizimi i puntorisë lokale “Në patikat e tyre”, deri te organizimi i ores së përbashkët me moshatarët romë dhe sërbë dhe komunitetit refugjatë, në shënimin e Ditës ndërkombëtare të refugjatëve me performancën në sheshine qytetit të Bujanocit, sajimit të doracakut të situatave gjuhësore që duhet t’i ndihmoj njerëzve të shpërngulur me dhunë nga Ukrajina.
Vendi i parë i takoj ekipit nga gjimnazi matematikor nga Beogradi, e vendi i tretë ekipit nga gjimnazi “Velko Petroviq” nga Sombori. Me këtë rast të rinjët treguan, që përkundër statistikave shqetësuese për rritjen e ksenofobisë, kanë empati dhe kuptojnë se me çfarë sfida ballafaqohen moshatarët e tyre të cilët janë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
Me këtë rast u ndanë edhe shpërblime rasti përfaqësuesve të ekipeve shkollore.

Nga shërbimi i shkollës




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *