fbpx

KKSH: VERIFIKOHEN MANDATET E ANËTARËVE, MBETEN EDHE 30 DITË AFAT PËR FORMIMIN E SHUMICËS

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 15. dhjetor 2022. Në seancën konstituive të përbërjes së re të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) në Bujanoc, janë verifikuar mandatet e 15 anëtarëve që janë emëruar në këshill pas zgjedhjeve të 13 nëntorit.
Kryesia e këtij institucioni nuk është zgjedhur, sepse ende nuk është arritur marrëveshja për shumicën e re.
Pesë parti kanë përfaqësuesit e tyre në këshill – Partia për Veprim Demokratik (PVD) dhe Alternativa për Ndryshim me nga pesë anëtarë, Lëvizja për Progres Demokratik (LPD) dhe Partia Demokratike nga dy dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve ka vetëm një anëtar.
Pas verifikimit të mandatit, partitë kanë 30 ditë kohë për të zgjedhur kryetarin dhe organet e tjera të Këshillit.
Në seancën konstituive mori pjesë edhe ministri për të drejtat e njeriut, pakicave dhe dialogun social, Tomislav Zhigmanov.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *