SHQIPTARËT NUK KANË PROBLEM ME SERBËT NË BUJANOC POR ME SHTETIN

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 15. dhjetor 2022. Këshilli për marrëdhënie ndëretnike i komunës së Bujanocit, në të cilën nuk ka serbë, të enjten organizoi një tryezë të rrumbullakët me temën për problemet ndëretnike në Bujanoc, gjatë të cilit u konstatua se nuk ka probleme ndërmjet komuniteteve etnike. “Shqiptarët nuk kanë problem me serbët lokal, por me institucionet shtetërore”, tha kryetari i përbrjes së fundit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), Ragmi Mustafa.

Bujanovaçke kanë tentuar të mësojnë nga kryetari i këtij Këshilli, Bekim Fazliu, për arsyen e mungesës së përfaqësuesve të komunitetit serb në këtë trup të Kuvendit ndërsa në vend të tij është përgjigjur kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani.

Sipas tij, nuk ka serbë sepse përfaqësuesit e tyre politikë – Nenad Mitroviq, kreu i komitetit lokal të SNS-së dhe Stojança Arsiq, udhëheqësi i grupit të këshilltarëve nga lista e SPS-së, nuk kanë dhënë propozimet për anëtarë nga listat përkatëse zgjedhore.

– Këshilli ka pesë anëtarë dhe komuniteti serb nuk është i përfaqësuar sepse nuk kanë propozuar anëtarët nga radhët e tyre. Këshilli përfshin përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe rom – thotë Ramadani.

Mirëpo, në nenin 98 të Ligjit për Vetëqeverisjen lokale thuhet se përfaqësuesit e popullit serb për Këshillin “propozohen nga trupi punues i kuvendit të vetëqeverisjes lokale, i cili kryen punë që kanë të bëjnë me çështjet kadrovike”.

Pra, jo politikanët, të cilët në rastin e komunës së Bujanocit që nga viti 2020 dhe pas formimit të shumicës “gjithëshqiptare” bojkotojnë seancat e kuvendit dhe organeve tjera të komunës.

Në tryezën e rrumbullakët, të mbajtur në Shtëpinë e Kulturës, morën pjesë përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe serb, por rom nuk kishte, pasi siç u tha, ata ishin të penguar nga obligime të tjera. Deklarata e Mustafës se “shqiptarët nuk kanë problem me serbët lokal, por me institucionet shtetërore”, mund të jetë një lloj konkluzioni nga takimi i sotëm.

– Tekstet e gjuhës shqipe, p.sh., nuk janë ndëretnike, por problem që komuniteti ynë e ka me Ministrinë e Arsimit. Sikur edhe mos punësimi i shqiptarëve në drejtësi, prokurori, polici, mbrojtje sociale e kështu me radhë, është përgjegjësi e shtetit – tha Mustafa.

Kryetari i Kuvendit, Ever Ramadani, ka shfrytëzuar praninë e sekretarit të Këshillit lokal të Kryqit të kuq, Bratislav Llazareviq, për të pyetur se si është e mundur që nga 27 punëtorët e KQ, aq sa ishin në vitin 2021 sipas raport zyrtar nga ky Këshill, atje nuk është i punësuar asnjë shqiptar.

Ramadani e konsideroi skandaloze.

Bratislav Lazarevic, sekretar i Komitetit Qendror

– Ne as nuk kemi punësuar fare për gati 15 vjet, thjesht po e zvogëlojmë numrin. Këtë vit si shofer është punësuar një shqiptar. Më parë kishim në ekip shtatë shqiptarë dhe katër romë, disa prej të cilëve u pensionuan, disa prej tyre lanë punën. Shumica dërrmuese e njerëzve që punojnë këtu janë njerëz që kanë qenë atje për më shumë se 20 vjet. Për shkak të zvogëlimit të vëllimit të punës nuk ka punësim, po të kishte nuk do të kishte asnjë problem – u përgjigj Llazareviq.

Ramadani u pajtua me deklaratën e tij se Kryqi i Kuq shpërndan ndihmat humanitare në mënyrë të barabartë dhe sipas nevojave reale, pa dallim nacionaliteti dhe feje.

Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë edhe drejtoresha e Gjimnazit “Sveti Sava”, Svetllana Manasijeviq dhe psikologia e SHF “Branko Radiçeviq”, Tatjana Jociq.

Ajo theksoi se mes nxënësve nuk ka konflikte me motive etnike dhe se në vitin që fëmijët kanë shfrytëzuar ambientet e gjimnazit “Sezai Suroi”, për shkak të rikonstruksionit të shkollës së tyre, nuk ka pasur probleme.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *