NXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME, KOMUNA IU PAGUAN 3.9 MILIONË DINARË PËR SHPENZIMET E UDHËTIMIT

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 16. dhjetor 2022. Nxënësve të shkollave të mesme nga komuna e Bujanocit të premten janë kompensuar shpenzimet e udhëtimit nga buxheti komunal. Për 534 nxënës janë paguar gjithsej 3,9 milionë dinarë.
– Vendimi për pagesën e shpenzimeve të transportit për nxënësit i zvogëlon shpenzimet familjare dhe mundëson qasje më të lehtë në arsimin e mesëm – tha kryetari i komunës, Nagip Arifi.
Bujanovaçke më herët kishte njoftuar se nxënësit e shkollave të mesme që vijojnë mësimin në shkollat në Bujanoc dhe Preshevë marrin një ndihmë financiare të njëhershme për shpenzimet e udhëtimit.
Paratë për shpenzimet e udhëtimit janë siguruar nga Trupi Koordinues ndërsa nxënësve u rimbursohet 40 për qind e vlerës së biletës mujore të ngarkuar nga transportuesi i autorizuar.
Kompensimi këtë herë është paguar për muajt shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor.
Arifi theksoi se këtë vit Komuna ka siguruar shujtë falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe shpërblime për nxënësit më të mirë të shkollave fillore dhe të mesme.
“Ne i përmbushim premtimet tona dhe shpresoj se do të vazhdojmë t’i mbështesim nxënësit edhe në të ardhmen”, ka thënë ai në Facebook.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *