VDESË SINISHA MIHAJLLOVIQ

 

Bujanoc, 16. dhjetor 2022. Futbollisti dhe trajneri i njohur serb Sinisha Mihajloviq ka ndërruar jetë pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë në një spital në Romë, raportojnë mediat italiane.
Siç shkruan RTS, Mihajloviq dy vitet e gjysmë ishte mjekuar nga leukemia, në një moment gjendja e tij ishte më e mirë, kështu që u rikthye në detyrën e trajnerit në Bolonja, por sëmundja u rikthye sërish dhe nuk arriti ta fitojë këtë betejë.
Ish-futbollisti i njohur Sinisha Mihajloviq ka lindur në vitin 1969 në Vukovar. Ai e filloi karrierën e tij në klubin lokal Borovo, dhe më vonë luajti për Vojvodinën, ku u bë lojtar standard i ekipit të parë në sezonin e parë.
Ai ishte me Vojvodinën në sezonin 1988/89. Dhe fitoi titullin kampion i Ligës së Parë Federale të Jugosllavisë.
Pas Vojvodinës, Mihajloviq kaloi në Crvena zvezda, me të cilën fitoi Kupën e Kampionëve të Evropës (Ligën e Kampionëve) dhe titujt e Kupës Ndërkontinentale në 1991. Me fanellën bardhekuq të Beogradit, Mihajloviq fitoi dy herë titullin e kampionatit jugosllav në sezonet 1990/1991 dhe 1991/1992.
Në Itali ka luajtur për Roma, Sampdoria, Lacio dhe Inter.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *