fbpx

NË PRESHEVË ARRESTOHET NJË KUBANEZ PËR SHKAK TË TRAFIKIMIT ME MIGRANTË

 

Bujanoc, 19. dhjetor 2022. (foto MPB) – Policët kufitarë kanë arrestuar shtetasin kuban V. L. W. (1994) në afërsi të Preshevës nën dyshimin se ka kryer veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe trafikimit me njerëz.
Policia të shtunën në mbrëmje në territorin e komunës së Preshevës ka ndalur një furgon të drejtuar nga i dyshuari dhe pas këqyrjes së ngarkesës së veturës janë gjetur 20 migrantë olegal, njofton policia.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë, ndërsa migrantët e parregullt janë transportuar në Qendrën e pritjes.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *