PA DISKUTIM PUBLIK MBI BUXHETIN E BUJANOCIT PËR VITIN 2023, THONË SE NUK KA KOHË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 19. dhjetor 2022. Se si dhe për çfarë do të shpenzohen paratë e të gjithë qytetarëve të komunës së Bujanocit, gjegjësisht si do të jetë buxheti komunal për vitin 2023, nuk do të ketë diskutim publik, i kanë konfirmuar Bujanovaçkes në Kabinetit të kryetarit të Komunës.
Sipas Sali Salihit, shef i kabinetit të kryetarit Nagip Arifi, nuk ka kohë për diskutim publik, sepse planifikohet që Kuvendi të propozohet gjatë kësaj jave për shqyrtimin dhe miratimin e vendimit të propozuar mbi buxhetin.
“Kryetari Arifi paraprakisht ka pasur një takim me drejtorët e shkollave, ndërmarrjeve dhe enteve publike për buxhetin e ri dhe nuk do të ketë debat publik kushtuar qytetarëve, sepse këtë javë buxheti do të shkojë në Kuvend”, tha Salihi për Bujanovaçke.
Që nga viti 2020, kur në krye të komunës erdhi Nagip Arifi, nuk ka pasur debat publik për buxhetet (2021, 2022).
Qeverisja e kaluar, me kryetar Shaip Kamberin, të paktën formalishtë, organizonte debate publike në Fakultetin Ekonomik.
Komuna e Bujanocit për dy vite me radhë është në fund të 145 vetëqeverisjeve lokale në Serbi për nga transparenca në punën e saj.
Edhe pse, siç mësojmë, buxheti ende nuk është gati, deputeti dhe kreu i progresistëve të Bujanocit, Nenad Mitroviq, ka thënë më herët për portalin tonë se është i sigurt se shpërndarja e mjeteve do të jetë sërish në dëmë të komunitetit serb.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *