fbpx

KONKURSI PËR MEDIA: NGA PARATË E KOMUNËS PËRFITUAN INEKZISTENTËT, NJË DREJTOR SHKOLLE, DHE NATYRISHT ZUJA

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 21. dhjetor 2022. Komuna e Bujanocit të martën ka marrë vendim që në vitin 2022 të bashkëfinancojë 23 projekte mediatike me gjithsej 6 milionë dinarë. Mediat në gjuhën shqipe janë në pesë vendet e para për sa i përket shumave që do të marrin. Portali Bujanovaçke nuk ka aplikuar për para nga buxheti komunal.

Shuma më e madhe e parave – 950.000 dinarë – do të shkojë në portalin FolOnline, për projektin “Bujanoci shiko përpara”.

600.000 dinarë do të ndahen për TV Spektri dhe portalin LajmiAl, 450.000 për portalin Tituli dhe 400.000 për portalin LuginaLajm.

RTV Bujanoci i Zorana Veliçkoviqit Zuje është e vetmja media që ka përfituar nga dy projekte, për realizimin e të cilave qytetarët e komunës së Bujanocit do të paguajnë gjithsej 700 mijë dinarë.

Para kanë marrë edhe disa portale, për të cilat publiku dëgjon vetëm gjatë shpërndarjes së parave dhe sipas informacioneve jozyrtare janë të lidhur me punonjës të Administratës Komunale.

Disa prej këtyre mediave ekzistojnë vetëm në rrjetet sociale, kështu që, me ligj, nuk janë fare media.

Atyre u janë ndarë nga 300.000 deri në 50.000 dinarë, ndërsa shuma më e vogël (20.000) është miratuar për portalin “Shoqata Profesionale e Gazetarëve të Serbisë”.

Pronari i këtij portali dhe kryetar i shoqatës është përparimtari Nenad Tasiq, drejtor i shkollës fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc.

Tasiq do të marrë edhe 80 mijë dinarë nga Komuna për projektin e portalit Pçinjski 017.

Para nga qytetarët e komunës së Bujanocit do të marrin edhe disa media nga Presheva, përfshirë TV Aldi, projekti i të cilit do të financohet me 300 mijë dinarë.

Komisioni që vlerësoi projektet përbëhej nga gazetarët Ardita Beluli nga Presheva, Radoman Iriq nga Vranja, Dragan Pejçiq nga Donja Tërnava dhe Murat Dalipi, sekretar i Këshillit Komunal.

Komisioni refuzoi pesë projekte.

Konkursi u hap më 16 shtator.

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *