MITROVIQI MBI BUXHETIN: NDARJA E MJETEVE TË TRUPIT KOORDINUES ËSHTË NJË PAPËRGJEGJËSI

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 20. dhjetor 2022. Shpërndarja e 95,4 milionë dinarëve nga buxheti i Trupit Koordinues (TK), sipas të cilit komuniteti shqiptar merr më shumë se 70 për qind, është papërgjegjësi e pastër e kryetarit të Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ndaj komunitetit serb e rom, tha Nenad Mitroviq, deputet dhe kryetar i bordit komunal të SNS-së. Ai u ka bërë thirrje përfaqësuesve të TK që të reagojnë urgjentisht dhe të parandalojnë këtë lloj shpërndarjeje të turpshme të parave.
Mitroviq pohon se kjo është shpërndarja më e keqe e mjeteve në tre vitet e fundit.
– I ftoj përfaqësuesit e TK-së që nesër të vijnë në Bujanoc për të parë vendimin të cilin sot e ka miratuar Këshilli komunal dhe të dalin në terren dhe të kontrollojnë se cilat projekte janë planifikuar për zonat ku jetojnë shqiptarët dhe cilat për serbët dhe romët. Kërkoj që të ndikojnë në Arifin që një vendim i tillë të mos vijë në Kuvend të premten – tha Mitroviq.
Bujanovaçke ka shkruar më herët sot për buxhetin dhe shpërndarjen e parave nga TK për investime në komunë në vitin 2023, në të cilën shuma më e madhe (30 milionë) është ndarë për rindërtimin e unazës nga rruga e Gjilanit drejt Tërnocit.
Buxheti është prezantuar nga shefi i Drejtoratit për financa, Boban Pavlloviq, partner i koalicionit i Mitrovicit dhe SNS në zgjedhjet lokale të vitit 2020.
Duke parë projektet e planifikuara në zonat ku jetojnë shqiptarët, për këtë komunitet janë ndarë gati 54 milionë dinarë.
Nëse nga shuma totale zbriten rreth 20 milionë për të ashtuquajturat projekte “të përbashkëta” që do të përfitojnë si shqiptarët, serbët dhe romët, 71.5 për qind e parave nga KT janë të destinuara për komunitetin shqiptar, sipas këtij vendimi.
Përveç rrugës tranzit, të përmendur tashmë, ka edhe asfaltim në disa lokacione në Tërnoc, Bilaç (10 milionë) dhe rregullim i kanalit në Luçan.
Vetëm 26.8 për qind e mjeteve janë ndarë për komunitetin serb, jashtë projekteve të “përbashkëta”, kurse romët kanë marrë 1,6 për qind, pra vetëm një projekt prej 1,2 milionë dinarë.

– Sipas kësaj shpërndarjeje, serbët dhe romët kanë marrë shumën minimale të mjeteve. Pra, përpjestimin e krijuar prej kohësh në raportet 60:40 (60 për shqiptarët dhe romët, 40 për serbët), Nagip Arifi po shkel për të tretin vit radhazi. Kjo nuk është më papërgjegjësi, por pafytyrësi e pastër – thotë Mitroviq.
I pyetur nga portali ynë nëse këshilltarët serbë do ta ndërpresin bojkotin e Kuvendit dhe të premten të marrin pjesë në seancën e së premtes ku do të diskutohet për buxhetin, Mitroviq thotë se është një dilemë e madhe nëse pjesëmarrja në seancë do të kishte ndonjë dobi.
– Nuk kemi vendosur ende, por ka të gjitha mundësitë që seanca të dalë si vitin e kaluar. Çfarëdo që të themi, ata nuk do të pranojnë asgjë. Nëse nesër ndryshojnë qëndrim dhe respektojnë parimin 60:40, mund të ndodhë që të shkojmë në një takim dhe të flasim për buxhetin në detaje. Nëse nuk tregojnë gatishmërinë e tyre për të respektuar parimet e vendosura, pse atëherë serbët t’u siguronin legjimitet në miratimin e një buxheti që është në dëm të komunitetit serb në Bujanoc – tha Mitroviq.
Ai shtoi se ende nuk e ka marrë propozim buxhetin, por duke gjykuar nga ndarja e parave nga TK, siç thotë ai, pret që buxheti të jetë edhe më i keq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *