TAKIM URGJENT MES TRUPIT KOORDINUES DHE PËRFAQËSUESVE TË SERBËVE NË BUJNAOC PËR SHKAK TË BUXHETIT KOMUNAL

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 21. dhjetor 2022. (foto nga arkivi) – Përfaqësuesit e Trupit Koordinues (TK) për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë sot në ora 15 në Banjën e Bujanocit do të takohen me liderët politikë të serbëve në Bujanoc, mëson portali ynë. Shkak për mbledhjen urgjente është buxheti i komunës së Bujanocit për vitin 2023 dhe shpërndarja e parave nga TK. Deputeti dhe kryetar i progresistëve të Bujanocit, Nenad Mitroviq, të martën përmes portalit tonë ka kërkuar reagim urgjent nga Trupi Koordinues për, siç tha ai, shpërndarjen e turpshme të mjeteve në dëm të komunitetit serb dhe rom në komunën e Bujanocit.
Siç mësojmë, në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësuesit e dy grupeve të këshilltarëve serbë në kuvendin lokal – koalicioni rreth SNS-së i udhëhequr nga Mitroviqi dhe lista e SPS-së e kryesuar nga Stojança Arsiq.
Mitroviq të martën për Bujanovaçke ka deklaruar se shpërndarja e 95.4 milionë dinarëve nga buxheti i Trupit Koordinues, sipas të cilave komuniteti shqiptar merr më shumë se 70 për qind, është paturpësi e pastër e kryetarit të Bujanocit Nagip Arifi ndaj serbëve dhe komunitetet rome.
Sot ai nuk ka konfirmuar për portalin tonë, por as nuk ka mohuar se takimi me përfaqësuesit e TK-së ka qenë i planifikuar.
Por sërish ai i ka bërë thirrje kryetarit të komunës Nagip Arifi dhe partnerit të tij në qeveri Shaip Kamberi – kryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe deputet popullor, që të korrigjojnë buxhetin dhe padrejtësinë ndaj serbëve.
– Edhe një herë e ftoj Arifin që nesër ta caktojë Këshillin komunal në mënyrë që propozim-buxheti të korrigjohet në mënyrë që të respektohet parimi 60:40. I bëj thirrje edhe Kamberit – anëtar i koalicionit qeverisës dhe deputet, që t’i qaset këtij problemi në mënyrë të përgjegjshme dhe serioze dhe të korrigjojë padrejtësinë ndaj serbëve dhe romëve – thotë Mitroviq.
Për ndryshime thelbësore në buxhet, shtoi ai, ka kohë deri të premten, kur do të mbahet seanca e Kuvendit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *